Bizneset e vogla dhe familjet nuk do të mund ta përdorin thëngjillin tash e tutje.
Këtë e ka paralajmëruar ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj në televizionin publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo sipas saj do të bëhet për shkak të ruajtjes së ambientit në mënyrë që ajri të jetë sa më i pastër. Për ta kapërcyer këtë sfidë, ajo tha se inspektoret duhet të jenë më të përgjegjshëm në punën e tyre.
Reshitaj ka rikonfirmuar se gjatë regjistrimit do të kontrollohen të gjitha makinat nëse ato janë në gjendje të rregullt në mënyrë që të mos e ndotin ambientin.
Ministrja paralajmëroi veprime konkrete për ruajtjen e shtretërve të lumenjve, derisa theksoi se duhet një bashkëpunim dhe sensibilizim të qytetarëve.