Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria me 70 ekspertë të vet, pagoi 1.5 milion euro kompani të jashtme për mbikëqyrje të projekteve

Albena Reshitaj, ministre e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka qenë e ftuar në “Puls” të KTV-së, ku ka thënë se ka stopuar shumë kontrata financiare, duke shprehur bindjen se nuk janë të arsyeshme të vazhdohet me këto kontrata.

“Që nga viti 2009 kanë funksionuar kështu. P.sh, është kontraktuar një kontraktuar i jashtëm për mbikëqyrjen dhe hartimin e projekteve tona, pra të ministrisë së mjedisit”, ka thënë ajo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka thënë se Ministria që drejton i ka 350 punonjës.

“Kam kuptuar se kjo Ministri ka 70 inxhinierë dhe arkitektë, që mund t’i mbikëqyrin vet punët e Ministrisë”, ka thënë ajo, përcjell Koha.net. “Më është dukur e palogjikshme me gjithë këta ekspertë brenda Ministrisë të kërkojmë kontraktorë të jashtëm për të hartuar dhe mbikëqyrur projektet tona, prandaj e kam ndërprerë këtë kontratë me vlerë prej 1 milionë e gjysmë euro. Pra, Ministria i ka dhënë për tri vjet 1.5 milion që kjo kompani me na i mbikëqyrë projektet tona”, ka thënë Reshitaj.

Nga ana tjetër, ajo ka thënë se 103.162 euro janë shpenzuar vetëm për udhëtime jashtë vendit, vetëm për 9 muaj nga janari deri në shtator të vitit 2017, siç ka thënë, para se ajo të marrë drejtimin e kësaj ministrie.

“Për vitin 2016 për udhëtime jashtë vendit janë harxhuar 120,704 euro. Unë tash e tutje do ta kontrolloj lëvizjen e zyrtarëve të ministrisë jashtë vendit që të dihet kush ku dhe pse po shkon”.