Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të enjten, ka njoftuar se analizat e bëra tregojnë se uji nuk ka qenë faktor për ngordhjen e peshqve në lumin Mirusha në Malishevë.
Ajo ka theksuar se me kërkesë të saj Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do t’i bëjë analizat për të konstatuar shkaktarin e ngordhjes së peshqve, shkruan sot Koha Ditore.
“Lidhur me rastin e ngordhjes së peshqve në rrjedhën e lumit Mirusha, në lokacionin nga Banja e Malishevës në drejtim të qytezës, ju informojmë se MMPH-ja, pas pranimit të mostrave të ujit nga vendi i ngjarjes nga Inspektorati i Malishevës, ka bërë analizat në laborator për të verifikuar nëse cilësia e ujit kishte ndikuar në ngordhjen e peshqve. Sipas raportit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës brenda MMPH-së, del se uji nuk ka qenë faktor për ngordhjen e peshqve në lumin Mirusha”, thuhet në komunikatën e MMPH-së.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
MMPH: Uji s’ka qenë faktor për ngordhjen e peshqve në lumin Mirusha
-
MMPH-ja në proces të analizave për identifikimin e shkaqeve të ngordhjes së peshqve
-
Mbetet mister shkaku i ngordhjes masive të peshqve në Mirushë
-
Institucionet hulumtojnë ngordhjen masive të peshqve në Mirushë
-
Askush nuk ka përgjigje për shkakun e ngordhjes masive të peshqve në Mirushë