Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural u ka bërë thirrje fermerëve që të aplikojnë për subvencione për lopët qumështore dhe për therjet e gjedhëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në këtë ftesë për subvencione që është postuar në uebfaqe të komunave bëhet thirrje për pagesa direkte për qumësht/litër sipas kategorive të cilësisë dhe therjeve të raportuara të gjedhëve për tremujorin e katërt (TM4) 2017.
Mënyra subvencionimit, siç thuhet në këtë dokument, do të bëhet për litër të qumështit të dorëzuar në qumështore të licencuar ose në pikat grumbulluese të qumështit, të regjistruara si biznese dhe të cilat kanë kontratë me ndonjërën nga qumështoret e licencuara në Kosovë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Bajrami: Qeveria duhet ta subvencionojë qumështin, s’ka ligjëratë që e ndihmon bujqësinë
-
Prezantohen pagesat për kulturat bujqësore, shumica do të mbështeten 150 euro për hektar
-
Hapet thirrja për aplikim për subvencione në bujqësi
-
Hapet aplikimi për subvencione në bujqësi
-
Peci: 4.6 milionë euro është përkrahja për fermerët që kanë mbi 5 krerë lopë