Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Shëndetësisë del me rekomandime për shmangien e vapës

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një varg rekomandimesh për qytetarët, në tejkalimin e vapës.

Nëpërmjet Facebookut, MSH-ja bëri thirrje që personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike të mos ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00 deri në 17:00.

Është rekomanduar edhe mbajtja e trupit të freskuar, veshja e rrobave të lehta dhe të gjera, pirja e shumtë e ujit, shmangie e pijeve me sheqer, alkoolit dhe e kafeinës, mbajtja e shtëpisë freskët, e të tjera.

Ministria rekomandoi që nëse paraqiten simptoma të kokëdhembjes, mundimit, marramendjes, tharjes së gojës e lëkurës, të lajmëroheni te institucioni më i afërt shëndetësor.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar që gjatë kësaj jave, temperaturat maksimale do të mbërrijnë deri në 40 gradë celsius.

Edhe Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve ta shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut Arbëri Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve ta shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut

Rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë: