“Armata politike” e Ministrisë së Mbrojtjes i ka kushtuar buxhetit të shtetit mbi gjysmë milioni euro, për më pak se dy vjet. Shpenzimet veç e veç të eprorëve të këtij institucioni Ministria i ka fshehur, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështetur në një përgjigje të shkruar që Ministria e Mbrojtjes ia ka përcjellë gazetës pas një kërkese për qasje në dokumente publike, është 570.532 euro totali i shpenzimeve për ministrin, zëvendësministrat, këshilltarët politikë dhe për stafin tjetër mbështetës. Në këtë shumë nuk janë përfshirë edhe shpenzimet e bëra gjatë katër muajve të parë të mandatit, shator-dhjetor 2017.
Kësisoj, nga janari i 2018-s e deri në gushtin e 2019-s vetëm për paga janë shpenzuar 371.522 euro. Krahas tyre, stafi politik ka arkëtuar edhe 9287 euro si mëditje.
Paria e Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka kursyer as në dreka e darka. Brenda 20 muajsh në reprezentacion ka harxhuar 29.420 euro.
Bazuar në një dokument të siguruar më herët, e që përmban shpenzimet vetëm të 2018-s, evidencohet e dhëna se për reprezentacion asnjë zyrtar nuk e ka rrudhur dorën. Të gjitha të dhënat për këtë kategori flasin për shpenzime të bëra vetëm në bufe. Për një vit, stafi politik ka lënë aty saktësisht 14.110.40 euro.
(shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)
-
Gjysmë milioni euro në paga dhe mëditje të “armatës politike” të MPB-së
-
Telefonatat e kushtueshme të zyrtarëve shtetërorë
-
Kurti vetë i 18-ti shpenzoi 221 mijë euro për një vit, Presidenca “ndalet” në 154 mijë euro
-
Mehaj: Për një vit e gjysmë janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje armatimi
-
Mehaj: 5 milionë euro do të shfrytëzohen për blerje ushtarake