Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës ka thënë se është gati për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimërorë.
Ministri në detyrë i këtij dikasteri, Pal Lekaj, tha se për një punë të suksesshme, edhe këtë vit janë koordinuar menaxherët dhe të gjitha departamentet relevante në MIT, prej të cilëve është informuar sot për përgatitjet e fundit.
“Nga ata kërkova angazhim maksimal për rrugë të kalueshme gjatë gjithë dimrit”, tha Lekaj.
Ndërkohë, Policia e Kosovës iu ka rikujtuar të gjithë drejtuesve se duhet të fillojnë të përgatiten për sezonin dimëror.
sezoni dimëror nis më 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars. Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit duhet t’i kenë me vete pajisjet dimërore.
“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, u tha në apelin e Policisë së Kosovës./kp
-
Ministria në “gatishmëri për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve” pas reshjeve të borës
-
Policia apelon shoferët të pajisen me goma të dimrit nga 15 nëntori
-
MIT thotë se kompanitë e kontraktuara janë të gatshme për mirëmbajtje të rrugëve gjatë dimrit
-
Kompanitë thonë janë gati për mirëmbajtjen e rrugëve në Kosovë për sezonin dimëror
-
Policia apelon shoferët që të pajisen me goma të dimrit nga 15 nëntori