Ministria e Financave ka mbajtur takimin e portofolios me KfW-në, të cilin e udhëhoqi zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi. Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Institucioneve përfituese dhe përfaqësuesit e KfW-së.
Gjatë takimit u diskutua për sfidat dhe sigurimin që obligimet ndaj kreditorëve po përmbushen plotësisht dhe në kohën e caktuar, duke u bazuar në marrëveshjet e arritura nga palët përkatëse.
Zëvendësministri Krasniqi gjatë fjalës së tij e përshëndeti dhe e falënderoi Qeverinë gjermane që përmes ndihmës së KfW-së ka ndihmuar në realizimin e projekteve të rëndësishme siç është projekti i Ngrohtores së Prishtinës dhe së fundi projekti me fabrikat e ujit në Badovc dhe Shkabaj, projekte të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në mirëqenien e qytetarit të Kosovës.
“Vetëm bashkëpunimi i mirë dhe i sinqertë ndërmjet dy qeverive ka mundësuar një implementim të tillë të projekteve dhe për këtë kemi edhe rezultatet e prekshme”, ka thënë Krasniqi.
Zëvendësministri gjithashtu tha se “ne do të vazhdojmë me projektet e ardhshme dhe me bashkëpunimin tonë për t’i bërë edhe këto projekte po aq të suksesshme”.
“Prandaj, ftoj të gjitha institucionet përfituese që të jemi realistë në vlerësimin e sfidave në realizimin e projekteve”, theksoi ai.
-
Ministria e Financave vlerëson lartë kontributin e Bankës Botërore për Kosovën
-
FMN-ja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën me asistencë teknike
-
Heldt thotë se bashkëpunimi i Gjermanisë me BQK-në do të vazhdojë
-
Haradinaj: Kosova ka përmbushur Marrëveshjen e Brukselit për energjinë
-
Gjermania premton mbështetje në fushën e energjisë