Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka konfirmuar se ka pezulluar nga Kuvendi i Kosovës emrat e propozuar për komisionin e Jurisprudencës, kryesues i të cilit komision ishte propozuar kryeprokurori Aleksandër Lumezi.
Këtë vendim ministri e ka marrë pasi ende nuk kanë përfunduar hetimet për dyshime për falsifikim në dosjen e provimit të jurisprudencës së kryeprokurorit Lumezi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër KTV-në, Tahiri ka thënë se vendimi i pezullimit do të mbes në fuqi deri në momentin e përfundimit të hetimeve për dosjen e provimit të jurisprudencës së kryeprokurorit Lumezi.
“Meqenëse nuk ka përfunduar ende hetimet, tash është koha që të hyjë nëpër komisione parlamentare, në komisionin për mandate, në mënyrë që të mos i qes në lajthitje deputetët e Kuvendit të Kosovës, për shkak të dyshimeve të ngrehura rreth kryeprokurorit, unë kam vendosur që ta pezullojë përkohësisht nga procedura parlamentare”, ka thënë Ministri për KTV-në.