Prishtinë, 20 prill – Në takim me drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havollin, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, është shprehur se përkrah pa rezervë Agjencinë dhe i ofron mbështetje dhe bashkëpunim të plotë. Kështu thuhet në komunikatën për media të kësaj ministrie në lidhje me këtë takim.
“Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik nuk do të jetë i vetmi ligj që fuqizon angazhimin e përbashkët me Agjencinë Kundër Korrupsionit", theksoi ministrja Hoxha, duke shtuar se mirëpret thellimin e bashkëpunimit për luftimin e korrupsionit nëpërmjet fushatave vetëdijesuese, nismave ligjore dhe iniciativave të përbashkëta që mund të ndërmarrë Ministria e Drejtësisë me Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, ministrja diskutoi me drejtorin e Agjencisë edhe për rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit, fushat që prek ky rishikim si dhe pritjet nga ky aktivitet tejet i rëndësishëm në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit. Ministrja Hoxha ceku po ashtu rëndësinë e grupit punues që po merret me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.
Shaip Havolli falënderoi ministren Hoxha për angazhimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin e ofruar duke theksuar rëndësinë e miratimit të ligjeve, që do të ashpërsonin luftën kundër korrupsionit.
“Mirëpresim aprovimin e disa projektligjeve në Kuvend, të iniciuara nga Ministria e Drejtësisë, që janë në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit. Po ashtu, institucioni që drejtoj ofron kompetencën maksimale për fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e dukurive negative, jo vetëm duke evidentuar dobësitë por edhe duke vepruar me ligj për luftimin pa kompromis kundër korrupsionit”, theksoi drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.
Bashkëbiseduesit u dakorduan për takime më të shpeshta periodike dhe thellim të bashkëpunimit të ndërsjellë, në drejtim të fuqizimit të zbatimit të ligjit, duke ngritur besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe institucioneve që luftojnë korrupsionin.