Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Drejtësisë e Bashkësia Islame bashkojnë përpjekjet për rehabilitimin e të dënuarve për terrorizëm

Prishtinë, 11 maj - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, si dhe kryetari i Bashkësinë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të burgosur sipas legjislacionit në fuqi.

Me këtë rast, Ministri Tahiri ka shprehur bindjen se organizimi i ligjëratave fetare për të burgosurit do të rrisë vetëdijen lidhur me rreziqet e radikalizmit fetar.

"Përmes ofrimit dhe organizimit të ligjëratave fetare për të burgosurit në institucionet korrektuese, besojmë shumë se do të rritet vetëdija si në mesin e personave të privuar nga liria, që mbahen në institucionet korrektuese, ashtu edhe në institucionet e përfshira në zbatimin e këtij Memorandumi" ka theksuar Tahiri.

Ministri Tahiri po ashtu ka theksuar se idetë e radikalizmit kanë përfshirë gjithë botën, dhe Kosova nuk ka mbetur imune nga kjo dukuri. Megjithatë, sipas tij, numri i pjesëmarrësve në konfliktet e huaja ka rënë dukshëm.

"Fatmirësisht ka rënë ndjeshëm numri i qytetarëve të Kosovës që janë pjesë e konflikteve të huaja, kjo falë edhe angazhimit institucional për të ndërmarrë masa konkrete në parandalimin e këtij fenomeni.

Edhe Qeveria kërkon nga AKI-ja verifikimin e imamëve për deradikalizimin në burgje Arbëri Qeveria kërkon nga AKI-ja verifikimin e imamëve për deradikalizimin në burgje

Megjithatë, edhe ata që janë kthyer, edhe ata që janë aktualisht në vuajtje të dënimit, në esencë janë qytetarë të Kosovës dhe meritojnë kujdesin tonë", ka thënë Tahiri.

Sipas Marrëveshjes, Bashkësia Islame e Kosovës angazhohet në sigurimin e ligjëratave fetare nga lista e imamëve të BIK-ut e verifikuar në mënyrë të duhur, ndërsa Ministria e Drejtësisë siguron hapësirat për mbajtjen e ligjëratave si dhe ofron sigurinë për zyrtarët fetarë gjatë vizitave të tyre në institucionet korrektuese.