Drejtorë klinikash e spitalesh prej dy ditësh kanë mbetur pa titullin specialist.
Dy shkallë të sistemit gjyqësor e kanë konsideruar të jashtëligjshëm vendimin e ish-ministrit Ferid Agani, nëpërmjet të cilit ishin barasvlerësuar gradat e mjekëve që kishin punuar nga 5 deri në 7 vjet në repart ose në klinikë, me mjekët që fillimisht kishin përfunduar specializimin përkatës, shkruan sot Koha Ditore.
Tash kur dy gjykatat kanë vlerësuar se ky vendim është i jashtëligjshëm, as QKUK-ja e as Ministria e Shëndetësisë nuk e dinë si të veprojnë.
Në një përgjigje për gazetën, zyrtarët e QKUK-së kanë deklaruar se ata nuk e dinë se Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore që ka cilësuar këtë barasvlerësim të jashtëligjshëm. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Dhjetëra mjekë punojnë me licenca të jashtëligjshme në spitale publike
-
Agani: SHSKUK-ja ka ngecur në reforma
-
Apeli ka zënë në befasi 240 specializantë në gjithë Kosovën
-
Ish-ministrat të shqetësuar për ikjen e mjekëve nga Kosova: Shëndetësia drejt kolapsit
-
Çerkini: Qeveria po e shkel Ligjin e Punës, specializantët mund ta padisin