Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri viziton policin e plagosur gjatë protestës së opozitës në Tiranë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte mesditën e sotme në Spitalin Ushtarak, ku vizitoi punonjësin e policisë që u plagos gjatë protestës së sotme të opozitës.

Ministri Xhafaj u interesua për shëndetin e tij dhe i uroi shërim të shpejtë.

Efektivi i “Shqiponjave” O.M., u plagos gjatë protestës së opozitës para parlamentit, kundër zgjedhjes së kryeprokurores së re, Arta Marku.

Mjekët konfirmojnë se punonjësi i policisë është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore.

Më herët, Kuvendi votoi me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim kryeprokuroren e re të përkohshme.