Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka dhënë urdhër për mbylljen e festivalit “Beer and Wine”, me arsyetimin se janë shitur pije alkoolike për fëmijë nën 18 vjet.
“Pas ankesave të shumta nga qytetarët dhe për shkak të shkeljeve të evidentuara respektivisht lejimit të hyrjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike nga persona të mitur nën moshën 18 vjeç, kam urdhëruar inspektoriatin e tregut të MTI-së që të bëjë inspektim të jashtëzakonshëm në këtë organizim dhe pas inspektimit dhe gjetjeve të bëra, Inspektorati i MTI në këto momente ka marr vendim ta mbyllë aktivitetin ‘’Beer and Wine Festival Prishtina’’ që po mbahet në pllaton e Pallatit të Rinisë në Prishtinë”, ka thënë Shala.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrahjet e shkeljet e rregullave të festivalit të birrës detyrojnë MIT-në të mbyll atë
-
Policia jep detaje nga përleshja e mbrëmshme në “BeerFest”, Komuna ia zgjat orarin kundërligjshëm
-
Ndalohet shitja e mjeteve piroteknike për të miturit
-
Rriten gjobat për ata që u shesin alkool e duhan personave nën 18-vjeç
-
Me 21 inspektorë, MTI-ja synon të sanksionojë shitjen e duhanit dhe alkoolit për minorenë