Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Nuhiu shkarkoi Çavkovin nga Shtabi operativ

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike në Maqedoni, Mitko Çavkov në një konferencë shtypi tentoi t’i ik përgjegjësisë për mosreagimin në kohë të njësiteve special policore që janë nën urdhrat e tij gjatë dhunës së ushtruar mbrëmë në Kuvend.

Madje ai akuzoi se dhuna u nxit nga shumica e re me zgjedhjen e kreut të Kuvendit. Çavkov më shumë foli për protestat e një viti më parë të Revolucionit shumëngjyrësh, se sa për dhunën brutale ndaj deputetëve dhe gazetarëve. Ai gjithashtu u mbrojt duke e quajtur veten si kuadri më profesionist në MPB.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Policia e monitoronte protestën njëjtët sikur çdo ditë gjatë këtyre dy muajve. Shtabi operativ që u formua për protestat, nuk kishte as edhe një incident të regjistruar brenda këtyre 6 ditëve. Nuk kishte asnjë paralajmërim se në protestën e djeshme do të ndodhte një incident i tillë, prandaj policia e ruante Kuvendin me numrin e njëjtë të policëve. Për fat të keq pas përfundimi të seancës në Kuvend dje ndodhën disa incidente nga protestuesit e revoltuar. Askush nga Kuvendi nuk na njoftoi se do të votohet për zgjedhjen e një kryeparlamentari të ri”, tha mes tjerash Mitko Çavkov.

Alsat M mëson se ministri i Brendshëm Agim Nuhiu shkarkoi nga detyra e shefit të shtabit operativ i MPB-së drejtorin e Byrosë për Siguri Publike Mitko Cavkov.

Nuhiu me urgjencë ka iniciuar shkarkimin e tij me shkresë drejtuar Qeverisë nga posti i Drejtorit të Byrosë. Në shkresën drejtuar qeverisë qëndron si bazë propozimi i Ministrit për përgjegjësi ndaj Çavkovit të cilën më herët Nuhiu e etiketoi si partiak.