Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kundërshton zvarritjen e procesit gjyqësor kundër të tij, ku ai akuzohet për korrupsion, shkruan sot Koha Ditore.
Qysh në seancën e dytë gjyqësore, e cila ka dështuar sërish për shkak të mungesës së të akuzuarës, Eliana Naka, ministri i ka kërkuar gjykatës që ta ndajë procedurën ndaj tij. Mirëpo kërkesa e tij është konsideruar e pabazuar nga gjykata.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk është marrë për bazë fillimisht as arsyetimi i mbrojtjes së të akuzuarës Naka, duke thënë se ajo është e sëmurë. Pasi që prokuroria ka kërkuar lëshimin e fletësjelljes me dhunë, gjykata ka nxjerrë vendim aty për aty për sjelljen e saj.
Mirëpo, një gjë e tillë është kundërshtuar nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve, duke thënë se vendimi i tillë është në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Vetëm pas kësaj gjykata e ka tërhequr vendimin për sjellje me dhunë.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.