Ditë më parë, në media u raportua për një ‘pazar me kufoma’ që po zhvillohet në ambientet e QKUK-së.
E sot ishte vet ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, që reagoi për këtë çështje duke përgëzuar menaxhmentin e QKUK-së për, siç ka thënë, reagimin e shpejtë dhe marrjen masave konkrete rreth raportimeve në media lidhur me pretendimet për “pazarin me kufoma”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tashmë kanë nisur të gjitha masat ligjore në lidhje me rastin dhe ndaj të përfshirëve në të, duke u proceduar në komision disiplinor. Është mbajtur një takim nga menaxhmenti i SHSKUK-së me shtatë kompanitë që transportojnë kufomat nga morgu i QKUK-së, të cilat janë të licencuara nga MTI-ja”, shkroi ministri në Facebook, raporton Koha.net.
Sipas ministrit, kompanitë në fjalë obligohen që deri ditën e martë t’i sjellin dëshmitë për licencat e tyre të lëshuara nga institucioni i lartpërmendur.
Ai thotë se, meqë janë shtatë kompani të licencuara, është vendosur që “secila të ketë nga një ditë të javës, me vetëm një numër kontaktues dhe parking të rezervuar”.
“Sektori i shëndetësisë ka probleme të mëdha, por vullneti ynë është më i madh se pengesat. Shëndetësia e Kosovës ka nevojë për njerëz profesionistë, të ndërgjegjshëm dhe të cilët, mbi të gjitha, respektojnë punën dhe ligjin. Të tjerët nuk do të kenë vend aty”, përfundoi Ismaili.