Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri i MZHE-së Valdrin Lluka shpallet i pafajshëm

Gjykata e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin në rastin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i akuzuar për konflikt të interesit, raporton KTV duke e liruar nga akuza.

Gjykata ka marrë vendimin se Eliana Naka është fajtore, sepse në cilësinë e sekretares e MTI-së ka marrë vendim që mjetet financiare në vlerë prej 20 mijë euro t’i ndahen OJQ-së dhe kështu ka kryer konflikt interesi pasi ka qenë anëtare e bordit të OJQ-së që e ka financuar.

Ajo është dënuar me gjobë 7 mijë euro.

Nëse nuk e paguan, ajo për çdo 20 euro i zëvendësohet me një ditë burgim.

Ministri Lluka akuzohej se në cilësinë e zyrtarit të lartë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), njëkohësisht edhe kryeshef i Agjencisë për Promovim të Investimeve, më 23 mars 2014, kishte filluar procedurat për zotimin e mjeteve në vlerë prej 20 mijë euro për Organizatën Jo-Qeveritare (OJQ) “Jakov Innovation Center”, në të cilën OJQ kishte qenë themelues.