Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka ngushëlluar familjen Demolli pas ndarjes nga jeta të poetit Arif Demolli.
Më poshtë letra e Bajramit dërguar Demollit:
E nderuara familje Demolli,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, poetit Arif Demolli.
Demolli ishte një kontribuues i madh në letërsinë shqiptare, në gazetari, por mbi të gjitha në zhvillimin e arsimit shqip, e sidomos gjatë kohës sa ka punuar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Arif Demolli ishte miku ynë, por në veçanti ishte dhe mbetet mik i madh i fëmijëve, sepse me krijimtarinë e tij letrare dhe me tekstet shkollore të hartuara nga ai, u rritën dhe u edukuan shumë breza.
Si një person i dashur dhe plot pozitivitet e humor, do të mbetet në mendjet tona, ndërsa emri i Arif Demollit mbetet përgjithmonë në historinë e arsimit dhe atë të kulturës.
Edhe
Shala: Ndarja nga jeta e shkrimtarit Demolli, humbje e madhe për letërsinë e kulturën shqiptare
Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Me respekt,
Arsim Bajrami – ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë