Podgoricë, 5 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq deklaroi para deputetëve të Kuvendit se nuk ka marrë pjesë në çfarëdo negociatash për t’i dhenë territor të Malit të Zi kujtdo qoftë.
Siç është shprehur ai, negociata të tilla nuk ka pasur asnjëherë, as që mund të ketë, citojnë mediata malazeze Darmanoviqin, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u shpreh para Parlamentit të Malit të Zi duke u përgjigjur ndaj akuzave të deputetit të Frontit Demokratik, Millun Zogoviqit, i cili ka thënë se çështja e kufizimit me Kosovën nuk është mbyllur dhe se pala malazeze e ka lënë të hapur mundësinë e ndryshimit të Marrëveshjes për kufizimin me Kosovën, pavarësisht se ajo është e ratifikuar.