Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri i Jashtëm çek të enjten viziton Kosovën

Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Jan Lipavsky, të enjten do ta vizitojë Kosovën, ku do të pritet në takim nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se do të mbahet edhe konferencë e përbashkët për media nga ora 11:00.

Çekia e ka Presidencën e Bashkimit Evropian, ndërsa është raportuar se në Këshill Evropian më 13 tetor do të diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën.