Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, bashkë me një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka takuar Ministrin e Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj.
Sipas një njoftimi për media nga kjo parti, gjatë këtij takimi u bisedua për nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, e me theks të veçantë për rezoltuat e fundit të votuara në Kuvendin e Kosovës, zbatimi i të cilëve lehtëson komunikimin dhe qarkullimin mes qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ministri Ahmetaj shprehu vullnetin dhe vendosmërinë e tij që unioni doganor ndërmjet të dy republikave të bëhet sa më parë.
Po ashtu ministri dha mbështetje edhe për heqjen e roamingut ndërmjet të dy republikave në kohë sa më të shpejtë.
-
GDP kërkon heqjen e roamingu-t ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë
-
Priten lehtësira doganore mes Kosovës e Shqipërisë
-
Lluka thotë se Shqipëria ka nisur implementimin e marrëveshjes për heqjen e roamingut
-
Nga maji Kosova dhe Shqipëria nuk do të kenë më roaming
-
Limaj: Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri kanë nisur të zbatohen edhe në praktikë