Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.
Vendimi i ministrit Bytyqi është marrë në kuadër të shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, me emrin e të cilit lidhet një epokë e tërë historike.
Ndryshe, me rastin e shënimi të 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, janë organizuar edhe aktivitete të ndryshme kulturore, si dhe është nxjerrë kalendari për vitin 2018 me motive për figurën e Skënderbeut.
Artikuj të ngjashëm
-
Nesër, ora e parë e mësimi në shkolla- figura e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu
-
Nesër ora e parë e mësimit i kushtohet pavarësisë së Kosovës
-
Të premten ora e parë e mësimit i kushtohet pavarësisë së Kosovës
-
555 vjet nga vdekja e kryeheroit Skënderbeu
-
Sot ora e parë e mësimit i kushtohet raporteve Kosovë-SHBA