Ministri për Evropën i Britanisë së Madhe, James Cleverly, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar për integrimin euroatlantik të Kosovës.
Në një postim në Twitter, Cleverly, ka falënderuar Kosovën për zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe ofertës së saj për të pritur refugjatë ukrainas.
Sipas tij, është e rëndësishme që Evropa të paraqesë front të bashkuar kundër Putinit.
“Është thelbësore që Evropa të paraqesë një front të bashkuar kundër Putinit. I jam mirënjohës #Kosovës për zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe ofertës së saj bujare për të pritur refugjatët ukrainas. Mbretëria e Bashkuar mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Cleverly.
Europe presenting a united front against Putin is crucial. I am grateful to #Kosovo for implementing sanctions against Russia and its generous offer to host Ukrainian refugees.
— James Cleverly?? (@JamesCleverly) March 16, 2022
The UK remains fully committed to Kosovo’s Euro-Atlantic integration.
-
Ministri britanik inkurajon Kosovën e Serbinë që të angazhohen në dialog konstruktiv
-
Bislimi: Kosova synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO e Këshill të Evropës
-
Britania mbështet pa kushte anëtarësimin në KiE
-
Britania përsërit thirrjet për ndërmarrjen e hapave për shtensionim të situatës në veri
- Kosova duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar të ardhmen evropiane