Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Minatori Beqir Ibishi u lëndua rëndë në StanTërg, s’merr kompensim

Kanë kaluar dy vjet e gjysmë që nga lëndimi i rëndë, të cilin minatori Beqir Ibishi e kishte pësuar në vendin e tij të punës, në horizontin e 10 të minierës së Stan Tërgut.

Ai kishte përfunduar me 4 brinjë të thyer e gjakderdhje në mushkëri, për çka edhe ishte operuar dy herë. Vazhdon të vrapojë ende në përpjekje për të marrë kompensim nga kompania e sigurimeve, me të cilën ka marrëveshje Trepça, raporton KTV.

Madje për kompensimin e tij ka vendosur edhe gjykata, që i njëjti të përfitojë 5250 euro.

Por, tash kompania e sigurimeve ka vendosur që të mos e paguajë më shumë se 3200 euro, shumë kjo të cilën i dëmtuari nuk e pranon.

Avokatja e minatorit Ibishi, Kada Bunjaku Perquku, thotë se nëse tash do të bëjnë ankesë kushedi edhe sa vite do të kalojnë e lënda të mos zgjidhet.

Edhe Rreth 300 minatorë padisin Trepçën, duan kompensim për punën në vikende Arbëri Rreth 300 minatorë padisin Trepçën, duan kompensim për punën në vikende

Vetë i dëmtuari Ibishi ankohet për gjendjen e rëndë shëndetësore. Frikësohet se nuk do të mund të jetojë aq gjatë e të presë derisa lënda të zgjidhet nëpër gjykata.

Ibishi që prej disa muajsh edhe ka mbushur moshën e pensionimit, ka thënë se askush nga Trepça nuk është marrë me gjendjen e tij shëndetësore.

Madje ai nuk i ka marrë as 3 paga që do të duhej t’i merrte secili minator pas pensionimit e që është e paraparë edhe me kontratën kolektive.

Ka kërkuar nga institucionet që të trajtojnë seriozisht gjendjen e minatorëve.

Kryetari i Sindikatës së Trepçës, Shyqyri Sadiku, thotë se sigurimi që Trepça ka nuk është i favorshëm për minatorët.

Edhe Sindikalistë nga tri shtete mbështesin kërkesat e minatorëve të “Trepçës” LAJMET E MBRËMJES Sindikalistë nga tri shtete mbështesin kërkesat e minatorëve të “Trepçës”

Ai tha se jo vetëm Beqir Ibishi, por secili nga minatorët e lënduar gjithmonë shërimin e kanë bërë me mjete vetjake.

Ka folur edhe për atë se pse minatorët e pensionuar nuk i marrin tri pagat e parapara me ligj pas pensionimit.

KTV-ja ka pyetur edhe menaxhmentin e Trepçës për ankesën e minatorit Ibishi.

Ushtruesi i detyrës së menaxherit të Trepçës thotë se çështja e kompensimit tash i takon kompanisë së sigurimeve e jo Trepçës.

Por e pranon se as Ibishi e asnjë nga minatorët e pensionuar të Trepçës nuk e kanë gëzuar të drejtën për tri paga që iu takon me ligj.

Edhe Minatorët ankohen se morën vetëm gjysmën e pagës Arbëri Minatorët ankohen se morën vetëm gjysmën e pagës

“Asnjë punëtor nuk i ka marrë, jo vetëm ai. E them me përgjegjësi këtë, që nga paslufta asnjë punëtor i Trepçës që është pensionuar nuk i ka marrë ato tri paga që iu takojnë. Ne po bëjmë përpjekje që të rregullohet kjo. Prandaj punëtorët me të drejtë janë ankuar dhe kanë angazhuar avokat. Çdo vendim i Gjykatës do të respektohet”, ka thënë Miftar Hyseni, u.d i menaxherit në Trepçë.

KTV-ja ka pyetur edhe kompaninë e sigurimeve se si do të kompensohet dëmi ndaj të dëmtuarit Beqir Ibishi, por të njëjtit nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit.