Pas publikimit të letrës së dorëheqjes së ish-prokurorit special, Elez Blakaj, në të cilën është cekur se me 11 korrik e ka dorëzuar te Kryepokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku aktakuzën në rastin e keqpërdorimeve në listat e veteranëve të UCK-së, ky i fundit ka thënë për “Kohën Ditore” se ish-prokurori nuk e ka përfunduar atë.
“Blakaj e ka sjell aktakuzën për të parë nëse është në rregull, nëse duhet të plotësohet apo të hiqet dicka. Jemi pajtuar që aktakuza të plotësohet. Ai është pajtuar dhe ka thënë se ‘në rregull, por se këtë do ta bëjë pas pushimit’. Pastaj, me datën 13 të këtij muaji është dashur që të fillojë punën dhe nuk është paraqitur”, ka thënë Millaku.
I pyetur se përse një ditë më parë ka thënë se “nuk ka aktakuzë” dhe se hetimet janë duke vazhduar, Millaku është përgjigjur, duke thënë se “aktakuzë quhet vetëm kur të dorëzohet në gjykatë”.
“Para se të dorëzohet në gjykata, ajo mund të ndryshohet apo të plotësohet. Mos të krijohet opinion i gabuar, ajo aktakuzë nuk do të ndryshojë, por vetëm do të plotësohet”, ka thënë në fund Millaku.
-
Emaili që demanton kryeprokurorin Millaku rreth aktakuzës së veteranëve të rremë
-
Emaili që demanton kryeprokurorin Millaku rreth aktakuzës së veteranëve të rremë
-
Prokuroria Speciale e dorëzon të plotësuar në Gjykatë aktakuzën për veteranët e rremë
-
Kryeprokurori s’sheh arsye për të dërguar në gjykatë aktakuzën për veteranë
-
Prokurori i dorëhequr ka ngritur aktakuzë për veteranët - listës i prin Agim Çeku