Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Milionat e diasporës shkojnë për konsum

Diaspora po vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen ekonomike të vendit.

Hakif Hamiti ka punuar për 34 vjet në mërgim dhe për gjithë këto vite ka dërguar gjithë kohën para për familjen e tij në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dhënat zyrtare flasin për rritje të remitencave, pasi vendet që u prekën nga kriza, sidomos Gjermania dhe Zvicra, ku është më së shumti e përqendruar kjo kategori, ekonomia e tyre ka nisur rritjen.

Brenda një viti, në forma zyrtare dhe jozyrtare në Kosovë vijnë mbi 1.5 miliard euro.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, trendi i dërgimi të remitencave ka rritje dhe atë jo vetëm në ndihmën e familjeve në Kosovë për konsum të brendshëm, por edhe në disa fusha të tjera.

Kritikë ndaj institucioneve që nuk u angazhuan më shumë për të nxitur derdhjen e parave në investime ka eksperti i ekonomisë, Naim Gashi.