Miliona euro borxhe i janë grumbulluar Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) si pasojë e mospagesës së taksave nga kompanitë të cilat ekploatojnë resurset minerale, shkruan sot Koha Ditore.
Kombinati metalurgjik “Trepça” është ndërmarrja e cila ka më së shumti borxhe të grumbulluara, përderisa borxhi total mbërrin në mbi 23 milionë euro.
Kryetari i KPMM-së, Ramiz Krasniqi, ka thënë se grumbullimi i këtij borxhi daton që nga 2005-ta, kur ky autoritet ishte krijuar. Në pamundësi të mbledhjes së taksave, sipas tij, dhjetëra kompani janë në procese gjyqësore me KPMM-në.
Nga borxhi i përgjithshëm 11 milionë e 500 mijë euro janë nga kompanitë private, të cilat u janë shmangur obligimeve. Sipas Krasniqit, përveç shmangies nga taksat, këto kompani nuk posedojnë as licencat për eksploatim. Ai nuk ka treguar emrat e këtyre kompanive, porse ka thënë se të njëjtave nuk u është lëshuar licenca.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Operatorët ilegalë cilësohen sfidë kryesore për KPMM-në
-
Januzi: “Trepça”, e ngufatur nga përmbaruesit dhe borxhet
-
Pritet t’u vonohen pagat minatorëve, shkaku i faturës së papaguar nga Trepça
-
ZKA: Trepça s’i deklaroi 452,890 euro të siguruara nga shitja e xehes
-
Sindikata e minatorëve: Menaxhmenti i “Trepçës” ka rreth 80.000 mijë euro obligime ndaj nesh