Petar Miletiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka shprehur bindjen se nuk mund të thuhet krejtësisht me siguri se palët kanë hequr dorë nga formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Por sipas tij, heshtja e të dy palëve, edhe asaj kosovare edhe asaj serbe, lidhur me këtë çështje, flet për atë se formimi i Asociacioni nuk është në plan të parë.
“Është evidente që ata që më së shumti duhet të insistojnë për këtë çështje, po heshtin. Para së gjithash, ata janë përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës, por edhe Beogradi zyrtar, i cili është njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Miletiq, për Radion Evropa e Lirë.
“Është e dukshme që megjithatë është kaluar në një ‘Plan B’, se ekzistojnë marrëveshje të tjera dhe se Bashkësia e komunave serbe është shtyrë në plan të dytë, gjë që nuk është e drejtë ndaj serbëve të Kosovës. Heshtja e autoriteteve të Prishtinës, është e qartë. Ata as që kanë dashur ndonjëherë ta bëjnë këtë”, thekson më tej Miletiq.
-
Marrëveshja eventuale përfundimtare Kosovë – Serbi e lë në hije Asocioacionin
-
Serbia mbështet përpjekjet e Lajçakut për formimin e Asociacionit
-
Petkoviqi thotë se bisedoi me Lajçakun për themelimin e Asociacionit
-
Petkoviq: Biseduam për draftstatutin e Asociacionit, energjinë, të zhdukurit
-
Petkoviq: Në Bruksel do të diskutojmë për draftin e statutit të Asociacionit