I impresionuar me të arriturat në Shqipëri është shprehur miku i Vladimir Putinit, patriarku rus Kirill, që shkon atje pas 15 vjetësh.
Në takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, Kirill ka folur për artin dhe rëndësinë e së bukurës te njeriu, raporton KTV.
Ramës ai i dha merita të mëdha për përparimin e Tiranës.
Kryeministri Rama tha se vizita e tij përkon me 110-vjetorin e Kishës Autoqefale Shqiptare.
Kryeministri Rama i dhuroi më pas Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë një statujë të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të cilin e quajti Aleksandri i Madh i Shqipërisë.
Kirill ka takuar edhe presidentin Meta, ku lartësoi harmoninë fetare, për të cilën tha se është punë e shkëlqyer e klerikëve vendës.
-
Rama i dhuron Patriarkut rus statujën e heroit Skënderbeu
-
Meta takohet me Kirillin, ky i fundit i kënaqur me progresin që ka shënuar Shqipëria
-
Mbahet mesha në Tiranë për nder të Patriarkut rus
-
Patriarku rus mbërrin në Shqipëri, blindohet Tirana
-
Patriarku i Rusisë mbërrin sot në Tiranë, dy ditë vizitë në Shqipëri