Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi që Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka kritikuar Ligjin për Zyrtarë Publikë dhe ka bërë të ditur se komentet e tyre nuk janë marr për bazë gjatë amandamentimit të Ligjit.
Ai ka thënë se edhe IKD-ja ka dërguar komente si për Ligjin për Paga ashtu edhe për Ligjin për Zyrtarë Publikë. Por sipas tij ato nuk janë marrë parasysh.
“Komentet, sugjerimet, rekomandimet pothuajse janë injoruar krejtësisht. Njëjtë kanë dërguar komente edhe shume organizata joqeveritare dhe institucione të pavarura. Janë injoruar njëjtë. Si përfundim, dy ligjet në pjesë të caktuara cenojnë sigurinë juridike dhe financiare të institucioneve të pavarura, dhe çka është shumë shqetësuese administratën publike e kthejnë nga një shërbim civil në shërbim politik”, ka shkruar Miftaraj në Fecebook.
Sipas tij partitë opozitare e institucionet e pavarura e kanë obligim t’i dërgojnë këto dy ligje në Gjykatë Kushtetuese.
“Politikbërja dhe vendimmarrja duhet të bazohet në standardet minimale të pjesëmarrjes së publikut në konsultime publike të qytetarëve dhe grupeve të interesit. Pjesëmarrja nuk konsiderohet se zbatohet në praktikë vetëm përmes dërgimit të komenteve dhe injorimit të tyre nga institucionet publike, pa përgjigje dhe arsyetim me shkrim pse nuk janë marr për bazë komentet. Praktikë e keqe që duhet të ndalet”, ka shkruar Miftaraj.
-
BE: Ligji për Paga e ai për Zyrtarët Publikë u miratuan pa rekomandimet tona
-
IKD: Kuvendi cenoi të drejtat e mbi 90 mijë zyrtarëve publikë
-
IKD-ja paralajmëron se do të iniciojë padi nëse nuk veprohet për ndryshimin e Ligjit të Pagave
-
Miftaraj: SHBA për herë të parë do të ndëshkojë edhe zyrtarë që ndërmarrin veprime populliste
-
LDK-ja dorëzon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë