Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meta thërret për nesër konferencë shtypi në lidhje me rrëzimin e dekretit të tij nga KQZ-ja

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp nesër në orën 8:00, transmeton Shqip.

Vendimi vjen pasi sot Kolegji vendosi në një farë mënyrë të rrëzonte dekretin e kreut të shtetit, por anulimin e zgjedhjeve duke hedhur poshtë kërkesën e partisë së Idajet Beqirit për t’u çregjistruar.

Burimet bëjnë me dije se konferenca do te mbahet nesër në mëngjes në orën 08:00 në ambientet e Presidencës.

Mësohet se temë e kësaj konference do te jete vendimi i sotëm të Kolegjit dhe kriza e rëndë politike në vend.

Kujtojme se fill pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor, zëdhënësi i presidentit reagoi duke e quajtur gjithë këtë një skeç të radhës të orkestruar kohe me pare.