Presidenti i Shqipërisë, Ilir META, zhvilloi sot një takim me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, me pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Turqia, Maqedonia, Rumania, Gjeorgjia dhe për herë të parë nga Mbretëria e Bashkuar.
Në takim, sipas njoftimit nga Presidenca, Meta përsëriti urimin për 105-Vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura, si dhe respektin më të lartë shtetëror për sakrificat e burrave dhe grave me uniformë, në mbrojtje të atdheut e interesave kombëtare, si dhe kudo ku ata shërbejnë në dobi të demokracisë, paqes, sigurisë dhe lirisë.
Presidenti ndau vlerësimin se Shqipëria anëtare e NATO-s do përmbushë me përkushtim e profesionalizëm të gjitha angazhimet, detyrimet dhe objektivat përballë sfidave të sigurisë.
Presidenti theksoi se Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen do të vijojë të shërbejë për të promovuar vlerat e besueshmërisë, bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta drejt së ardhmes europiane dhe euro-atlantike të vendeve të rajonit.
-
Meta: Shqipëria ka hapësirë veprimi për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës
-
Meta thirri mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas tensioneve në Ukrainë
-
Meta dhe Pendarovski kërkojnë fillim të shpejtë të negociatave me BE-në
-
Meta uron shqiptarët: Të mobilizojmë fuqitë për të tejkaluar sfidat që kemi përpara
-
Kosova dhe Shqipëria së bashku në rrugëtimin e sigurisë rajonale