Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në Tiranë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Presidenti Meta pasi e uroi zotin Haradinaj për detyrën e rëndësishme si kryeministër i Republikës së Kosovës, shprehu angazhimin e tij për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës, në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare si edhe forcimit të perspektivës evropiane
Sipas kumtesës nga ky takim, presidenti Meta theksoi rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, shkencore, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona.
Presidenti Ilir Meta përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Haradinaj dhe të Qeverisë së re të Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, si një proces pa alternativë dhe në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si një element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në gjithë rajonin, duke theksuar se Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët evropiane.
Presidenti Ilir Meta vlerësoi marrëdhëniet e NATO-s me Kosovën si dhe rëndësinë e ruajtjes së një pranie substanciale të KFOR-it, për garantimin e një mjedisi të sigurt jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin.
-
Presidentët Meta e Thaçi takohen në Tiranë, bisedojnë për zhvillimet politike në të dy vendet
-
Meta në Prishtinë, takon Haradinajn
-
Haradinaj takon Metën, e falënderon për mbështetjen e fuqishme të shtetit shqiptar
-
Meta pret nga Haradinaj zgjidhje që forcojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës
-
Haradinaj takohet me Metën, synojnë anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë