Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meta “luftë” Ramës dhe qeverisë: Kthen tre ligje në pak orë

Pas akuzave të ashpra verbale ndaj Kryeministrit të Shqipërisë në konferencën e fundit për shtyp ku u duk qartë se tashmë kishte nisur “lufta” mes Kryeministrit dhe Presidentit, ky i fundit tashmë duket se i është kthyer një tjetër arme, asaj të dekreteve.

Në 12 orët e fundit kreu i shtetit i ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim tre ligje.

I pari ishte në orët e vona të së hënës dhe ishte ai “Për rezervat materiale të shtetit”, i cili i jepte autoritetin Kryeministrit, jo më Këshillit të Ministrave, të bënte lëvrimin apo shitjen e mallrave të grupit A, ku përfshihet dhe ari.

Në argumentin e kthimit të këtij Ligji, Meta nënvizon se sipas tij kjo mënyrë e re e lëvrimit të mallrave pjesë e rezervës shtetërore nëpërmjet “Urdhrit të Kryeministrit”, nuk garanton plotësisht mbrojtjen e interesit publik në procedurat e administrimit dhe lëvrimit të mallrave me vlerë.

12 ore pas këtij dekreti, Meta refuzon serish Qeverinë. Këtë herë për ligjin “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”.

Edhe në argumentimin e këtij ligji, Ilir Meta sulmon Këshillin e Ministrave, pasi sipas tij ky ligj autorizon Këshillin e Ministrave për të përcaktuar kushtet që duhet të plotësojnë kërkuesit e tjetërsimit me kontratë të pronës shtetërore dhe kjo gjë sipas Metes është në kundërshtim me ligjet që janë në fuqi.

Edhe Meta kthen “vettingun” në Kuvend për rishqyrtim Arbëri Meta kthen “vettingun” në Kuvend për rishqyrtim

Ilir Meta ka kthyer ne Kuvend për rishqyrtim dhe ligjin për “Vetëqeverisjen Vendore”, por kete here duke kundërshtuar vetëm 2 nene të tij ato qe kanë të bëjnë me kompetencat e Këshillit Bashkiak lidhur me tjetërsimin e pronave.

Një kompetencë e re kjo, që sipas kreut të shtetit në kushtet kur nuk ka asnjë dispozitë ligjore mbi mënyrën se si do të veprohet, krijon shteg për abuzim dhe mundësi që në praktikë kjo kompetencë e re të keqpërdoret me pasoja të pariparueshme për pronën publike/VizionPlus.