Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi pak çaste më parë kabinetin e ri qeveritar.
Një ditë më parë, kreu i shtetit dekretoi Edi Ramën si kryeministër, ndërsa sot përbërjen e qeverisë.
Vendimi vjen një ditë përpara se në Parlament të prezantohet programi i qeverisë “Rama” për 4 vitet e ardhshme, e përpara se të zhvillohet debati.
Të hënën pritet të jetë një seancë e gjatë, pasi do të marrin pjesë shumica e deputetëve.
Ky është njoftimi i Presidentit Meta:
Edhe
Presidenti Meta dekreton Edi Ramën si kryeministër
D E K R E T
PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 93 dhe 96 dhe 98 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:
1. Zoti Edi Rama, Kryeministër
2. Zonja Senida Mesi, Zëvendëskryeministre
3. Zoti Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
4. Zonja Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes
5. Zoti Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm
6. Zoti Arben Ahmetaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
7. Zoti Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Edhe
Rama zbulon emrat e kabinetit të ri qeveritar
8. Zonja Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
9. Zonja Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë
10. Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Kulturës
11. Zoti Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
12. Zonja Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
13. Zoti Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
14. Zoti Pandeli Majko, Ministër Shteti për Diasporën
15. Zonja Sonila Qato, Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10604
Tiranë, më 10.09.2017
Edhe
Meta dekreton kabinetin qeveritar “Rama 3”
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META