Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka apeluar për vetpërmbajtje të gjithësecilit ditën e nesërme kur do të mbahen edhe zgjedhjet lokale pa pjesëmarrjen e opozitës.
Ai tha se është e rëndësishme të ruhet paqja sociale, transmeton kp.
“Përsëris thirrjen time për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithsecilit gjatë ditës së nesërme. Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri! Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithsecilit! E theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka nesër ruajtja e paqes sociale”, deklaroi Meta.
Kreu i shtetit shqiptar deklaroi se të gjithë duhet t'i shërbejmë së ardhmes evropiane të Shqipërisë, ndërsa ka ftuar që të shmangen provokimet që çojnë drejt dhunës.
“Shmangni provokimet që mund t'ju çojnë drejt dhunës, në mënyrë që dallimet politike të mos cenojnë bashkëjetesën qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në të gjithë shoqërinë tonë”, tha Meta.
-
Meta: Të shmanget çdo provokim që minon sigurinë e Kosovës
-
Meta uron shqiptarët: Të mobilizojmë fuqitë për të tejkaluar sfidat që kemi përpara
-
Koronavirusi / Thaçi thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, solidarë dhe të kenë besim
-
Meta bën apel publik që të merren masa për parandalimin e koronavirusit
-
Meta do përgjegjësi në evidentimin e pasojave nga tërmetet