Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mesi premton se bizneset kosovare s’do të kenë telashe eksportuese në Shqipëri

Autoritetet shqiptare kanë premtuar të kenë marrë masat për të mos iu dalë më probleme bizneseve kosovare gjatë eksportimit në Shqipëri.

Në takimin me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, zëvendëskryeministrja shqiptare, Senida Mesi, ka thënë se të gjitha këto probleme do të zgjidhen në takimin e dy qeveritë që do të mbahet në fund të nëntorit në Korçë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga ana tjetër, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se Kosova është shumë e interesuar që në bashkëpunim me institucionet e Shqipërisë, bizneset të mos hasin në probleme.