Tiranë, 24 gusht - Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët me shtim vranësirash mesatare dhe lokalisht të dendura prej orëve të mesditës deri ato të pasdites.
Në orët e nxehta të drekës do të ketë reshje shiu tepër të izoluara dhe në formë pikash mbi relievet e larta malore të territorit. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 2-10 m/sek në bregdet.
Qytetet Temperaturat në °C
Shkodër 21/36 diell re kalimtare
Kukës 18/31 diell re kalimtare
Lezhë 21/35 diell re kalimtare
Dibër 17/30 diell re kalimtare
Durrës 22/34 diell re kalimtare
Tiranë 22/35 diell re kalimtare
Elbasan 21/35 diell re kalimtare
Berat 19/35 diell re kalimtare
Vlorë 22/34 diell re kalimtare
Korcë 15/25 diell re kalimtare
Gjirokastër 15/33 diell re kalimtare
Sarandë 18/33 diell re kalimtare