Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mesazhet e Amerikës për Kosovën

Vetëm 4 muaj pas betimit në detyrën e ndihmëssekretarit amerikan për Çështje Evropiane, Wess Mitchell ka ardhur për vizitë në Kosovë.

Ai ka dhënë porosinë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë plan të ri për Kosovën, raporton KTV.

Mitchell është pritur në Aeroportin e Prishtinës nga Presidenti Hashim Thaçi.

Zyrtari amerikan i ka quajtur spekulime raportimet e mediave serbe se ekziston një plan amerikan për dhënie të kompetencave shtesë për Asociacionin e Komunave serbe.

Nga Prishtina, zyrtari i lartë amerikan ka dhënë mesazhe të qarta se askush nuk do të mund t’i vë veto transformimit të FSK-së në ushtri.

Edhe DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve Arbëri 1 j. më parë DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve

Këtë qëndrim Mitchell ka thënë se do t’ua thotë edhe krerëve të shtetit serb, gjatë vizitës në Beograd.

Mitchell ka kërkuar ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, të njëjtën që e ka ripërsëritur edhe Presidenti i Kosovës.

Në këtë takim, presidenti Thaçi theksoi se është biseduar edhe për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Thaçi ka thënë se nuk do të lejojnë ndarje e as shkëmbim territoresh.

Edhe Delegacioni i kongresistëve arrin në Kosovë, pritet nga Prattipati në Bondsteel Arbëri 1 muaj më parë Delegacioni i kongresistëve arrin në Kosovë, pritet nga Prattipati në Bondsteel

Në vizitën e tij të parë në Prishtinë, zyrtari amerikan është takuar edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Për dallim nga takimi me Presidentin, Mitchell e ka takuar Haradinajn në zyrat e Qeverisë së Kosovës.