Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se kosovarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës po vazhdojnë të dërgojnë para në Kosovë dhe se ata janë një ndër tri shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës.
“Në vitin 2018, mërgimtarët dërguan në Kosovë 800 milionë euro dhe kjo është një rritje vjetore prej 5.5 %. Edhe 1 miliard euro janë shpenzime të udhëtimeve që ne besojmë se janë realizuar nga banorët jo rezidentë të Kosovës, e në këtë rast mërgimtarët. Shuma shkon deri në 1.8 miliard euro për një vit”, i tha ai rtk-së.
Sipas tij do të ishte mirë që remintencat do të investoheshin në zhvillim ekonomik të Kosovës dhe jo vetëm për konsum që aktualisht po shpenzohen në Kosovë.
-
Për pesë muaj, mërgimtarët dërguan mbi gjysmë miliardi euro në Kosovë
-
Mbi 1 milion mërgimtarë erdhën në Kosovë, shpenzuan rreth 500 milionë euro
-
Këtë vit diaspora dërgoi afër 800 milionë euro në Kosovë
-
Mbi 250 milionë euro të hyra për katër muaj nga mërgimtarët
-
Gjatë 2018-s, në Kosovë kanë rënë remitencat nga diaspora