Shoqata e mërgimtarëve “ Vitia”me seli në Gjeneve të Zvicrës ndihmon me mjete financiare familjen e Izet Ilazit nga fshati Debelldeh për vendosjen e gurit themeltar për ndërtimin e shtëpisë, shkruan sot Koha Ditore.
Punimet për ndërtimin e saj kanë nisur, ndërsa kjo familje është nevojë. Xhavit Islami nga shoqata e mërgimtarëve nga Komuna e Vitisë “Vitia” me seli në Gjenevë të Zvicrës ka deklaruar se kanë mbledhur 5 mijë euro për nisjen e këtyre punimeve dhe se ata do të mundohen që të mbledhin edhe mjete të tjera për përfundimin e shtëpisë për familjen 6- anëtaresh të Izet Ilazit. ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.