Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të hapë një Zyrë ndërlidhëse në kryeqendër të Ukrainës, Kiev.
Haradinaj nëpërmjet një postimi në Twitter, ka thënë se Kosova s’ka kapitalizuar fare në vendimin e Serbisë të mos vendosë sanksione ndaj Rusisë.
“MPJ-ja duhet të kërkojë nga lidershipi i Ukrainës (ndoshta përmes Olta Xhaçkës apo Bujar Osmanit) të fillojë bisedimet për të hapur një Zyrë Ndërlidhëse të Kosovës në Kiev”, ka shkruar Haradinaj. “Kosova nuk e kapitalizoi aspak vendimin e Serbisë për mosvendosje të sanksioneve ndaj Rusisë, dhe ky mbase do jetë momenti i fundit për të filluar, sidomos tani që edhe Shqipëria e hapi Ambasadën aty & ka një bashkim të të dyja shteteve (Kosovë e Ukrainë) në polin anti-Rusi”.
KOSOVA TË HAPË ZYRE NDËRLIDHËSE NË KIEV TË UKRAINËS
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) January 22, 2023
MPJ do të duhej të kërkojë nga lidershipi i Ukrainës (ndoshta përmes @xhacka_olta apo @Bujar_O) të fillojë bisedimet për të hapë një Zyre Ndërlidhëse të Kosovës në Kiev. pic.twitter.com/LNBZfEwgJF
-
Haradinaj: Nga dialogimi për njohje në qendër, sot kemi Asociacionin në qendër
-
Ukraina po shqyrton njohjen e Kosovës
-
Meliza Haradinaj reagon ndaj draftstatutit të propozuar nga Rama: Qëllimi, ndarja e Kosovës
-
MPJD-ja u bën thirrje kosovarëve të largohen nga Ukraina
-
Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për largimin e diplomatëve nga Kievi