Me paratë e taksapaguesve, “room service” kishte paguar në një hotel Meliza Haradinaj, kur në fund të vitit të 2018-s ishte pjesë e një udhëtimi zyrtar në Vjenë. Vizitën e kishte bërë në cilësinë e këshilltares së Ramush Haradinajt, që atëkohë ishte kryeministër.
Shërbimi në dhomë, çfarë kishte kërkuar Haradinaj, ofrohet kryesisht nga hotele të shtrenjtat dhe kostoja për shërbim të këtillë është ekstra pagesës së dhomës së hotelit. Të tilla shërbime kryesisht kërkohen nga të pasurit. Është shërbim luksi, meqë, mes tjerash, iu mundësohet mysafirëve të përzgjedhin ushqimet dhe pijet, dhe ato t’iu shërbehen në dhomë.
Fatura është lëshuar më 20 nëntor të 2018-s nga hoteli “Le Meridien” dhe një kopje të së cilës e kishte siguruar “Koha Ditore”.
Si këshilltare e kryeministrit, ajo krahas pagës, drekave dhe derivateve, i kishte shpenzuar edhe rreth 20 mijë euro.

Fatura që dëshmon se si me para të buxhetit të shtetit janë mbuluar shpenzimet për "room service", për të propozuaren e AAK-së për kryediplomate, Meliza Haradinaj
-
Luksi i këshilltarëve të Haradinajt
-
Mbi 17 mijë euro ka harxhuar Zyra e ish-kryeministrit Haradinaj në dy dreka zyrtare
-
Shpenzimet e ish-kryeministrit dhe ish-ministrave të Kosovës
-
500.000 mijë euro për dreka, por Haradinaj thotë se ka gabime në të dhëna
-
Faturat dëshmojnë se Haradinaj i çoi 506 mijë euro në dreka