Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mehmeti: 143 policë janë të prekur me COVID-19, 256 janë në vetizolim

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, ka thënë se Policia e Kosovës është duke funksionuar normalisht, duke shtuar se megjithatë vështirësi për shkak të infektimit të disa policëve.

Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se aktualisht janë 143 policë të infektuar me COVID-19 dhe 256 në vetizolim.

“24 nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk arritën t’i mbijetojnë infeksionit dhe kanë vdekur”, ka thënë ai.

Mehmeti ka thënë se 8081 të vaksinuar dhe në proces të vaksinimit janë 1098.