Vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe komandantit të Policisë së Kosovës, në veri, mediat serbe e kanë quajtur “sulm të shqiptarëve” në veri të Kosovës.
Ato madje kanë shkruar se forcat e sigurisë dhe të ushtrisë së Serbisë, si dhe të gjitha njësitë speciale të MPB-së serbe, janë në gjendje të lartë gatishmërie me rastin e ‘sulmit të shqiptarëve në veri të Kosovës dhe arrestimit të serbëve të cilët nuk kanë kryer asnjë vepër penale’.
Përndryshe, Presidenti i Serbisë, njëherësh komandanti suprem i ushtrisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar ngritjen e gjendjes së gatishmërisë luftarake të ushtrisë në shkallën më të lartë, shkruan KsP.
Lajmi është bërë i ditur nga kabineti presidentit Vuçiq, ndërsa urdhri i është dërguar menjëherë shefit të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Serbisë.
Në mediat serbe, po ashtu thuhet se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë shpërndarë sot paradite në afërsi të liqenit artificial të Ujmanit. Sipas tyre, ata janë të armatosur me tyta të gjata ndërsa një pjesë e tyre kanë fantomka.
-
Pas situatës në veri, Vuçiqi ngre gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë
-
Vuçiq: Hyrja e ROSU-s në veri, sulm i armatosur banditësh
-
Vuçiqi bisedon me ambasadorin rus një ditë pas sulmit në veri të Kosovës
-
Vazhdohet urdhri për gatishmërinë luftarake të Ushtrisë serbe, LS-ja i kërkon Vuçiqit ta pezullojë dialogun
-
Serbia ngre Ushtrinë e Policinë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake