Sipas gazetës së Beogradit ‘blic’ , presidenti i SHBA-së Donald Tramp dje “personalisht e ka konfirmuar ndryshimin e politikës amerikane lidhur me çështjen e Kosovës”, transmeton Koha.net.
Kjo gazetë shkruan se “në bisedën e shkurtër e të përzemërt, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq e ka falënderuar Trumpin për ndryshimin e qëndrimit të administratës së tij lidhur me çështjen e Kosovës për çfarë asaj presidenti i ka thënë:
"Good people" (njerëz të mirë).
Me aludimin, thotë “blic”, se serbët janë njerëz të mirë.
Siç kanë thënë bashkëbisedues të këtij mediumi serb, transmeton Koha.net, Washingtoni përkrah vazhdimin dialogut dhe çdo kompromis që e arrijë dy palët.
Edhe
Vuçiqi thotë se përkrahja për SHBA-në në Serbi është rritur gjatë mandatit të Trumpit
Kështu, shkruan “blic”, Serbia, krahas Rusisë Kinës e ka fituar edhe një aleat potencial.
“Nuk mund të them se pata kohë, porse falënderova për kuptimin e ri ndaj Serbisë dhe të kuptimit të qëndrimit tonë”, e ka përshkruar takimin me presidentin Tump Bërnabiq.
-
Çipa: Administrata Trump do të ketë angazhim të drejtpërdrejtë për ta zgjidhur konfliktin Kosovë - Serbi
-
Blinken: E duartrokas angazhimin e administratës Trump për Kosovën dhe Serbinë
-
Grenell, dora e zgjatur e Trumpit në dialogun Kosovë - Serbi
-
Grenell: Pas ekonomisë, Trumpi do të angazhohet edhe për zgjidhje politike midis Kosovës e Serbisë