Lufta diplomatike e Serbisë për të ndaluar njohje të reja të Kosovës dhe për të pakësuar numrin e vendeve që i kanë qëndruar në krah Prishtinës, së shpejti mund të rezultojë me një fitore të madhe - që Egjipti të tërheqë vendimin për përkrahjen që i ka dhënë pavarësisë së Kosovës, shkruan sot gazeta e Beogardit “veçernje novosti” online.
Sipas kësaj gazete, transmeton Koha.net, në Egjipt po forcohet rryma me qëndrimin se ka ardhur koha që të shqyrtohet vendimi për njohjen e pavarësisë së “krahinës jugore serbe”, ndaj të cilës “që në fillim ka pasur dyshime në qarqet politike dhe në opinion”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithnjë sipas këtij portali të Beogradit, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kajroja u bë më 26 qershor, vetëm disa ditë pasi që me puç ushtarak nga pushteti u rrëzua kryetari i atëhershëm i vendit Mohamed Morsi. Vendimin për njohje e lexoi zëdhënësi i atëhershëm i MPJ të Egjiptit Badr Abdel Atti, i cili kishte thënë se “Egjipti dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Serbinë”.
Ky portal vazhdon të shkruajë se “qorrsokaku që u krijua me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Vëllazëria Myslimane, në një mënyrë e përmirësoi garnitura aktuale, sepse, siç konstaton “novosti”, edhe pesë vjet pas njohjes, nuk janë zhvilluar as marrëdhënie ekonomike e as diplomatike të Kajros me Prishtinën e as nuk janë hapur ambasadat, përcjell Koha.net
Se këto marrëdhënie kanë mbetur në nivel shumë të ultë, ia ka konfirmuar kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq kryetari aktual i Egjiptit Abdel Fattah el Sisi, me të cilin ishte takuar në New York gjatë shtatorit të vitit të shkuar.
Para disa ditësh, Abdel Latif el Menawy, të cilin “novosti” e prezanton si njërin nga gazetarët më të çmuar në Egjipt, në gazetën “Al-Masry Al-Youm”, kishte shkruar artikullin me titullin”A është koha të shqyrtohet vendimi i Vëllazërisë”? Ai në shkrim ka thënë se Egjipti do të duhej ta përmirësonte dëmin dhe ta shqyrtojë vendimin që e ka marrë “Vëllazëria Myslimane” duke u përpjekur që me atë vendim të kënaqte SHBA-në.
“Në vitin 2017 ka filluar tërheqja e njohjeve të Kosovës dhe këtu nuk do të ketë fund. Vazhdojmë aksionin intensiv diplomatik që numri i vendeve që e ka njohur Kosovën të bjerë nën 100”, ka thënë Daçiq.