Ministria e Financave dhe Transfere e Kosovës ka njoftuar se ka urdhëruar ekzekutimin e pagesave për Pakon Emegjente Fiskale Masa 15, për 5559 përfitues.
Më këtë pako përfshihet pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, e që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga buxheti i Kosovës. Kjo pako vlen për muajin prill, maj dhe qershor.
Ministria ka rekomanduar që tërheqja të bëhet në Postën e Kosovës, në vijimësi dhe në kohën kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19. Po ashtu është thënë se duhet bërë tërheqja me masa mbrojtëse dhe të respektohet distanca sociale.
Shumë qytetarë janë ankuar se shteti ka vonuar pagesat në disa prej pikave të pakos emergjente.
-
Shteti ndau 22 milionë euro nga pakoja emergjente
-
Mbi 27 mijë familje nga 12 gushti mund të tërheqin asistencën mujore në vlerë 130 euro
-
Sot nis ekzekutimi i pagesave 170 euro të Pakos Emergjente për muajt që nuk u paguan
-
20 mijë biznese përfitojnë nga kompensimi i punëtorëve, thirrje për hetime të keqpërdorimeve
-
AKK: Nis zbatimi i pakos emergjente nëpër komuna