Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Më shumë se 10 mijë maturantë i janë nënshtruar testit në afatin e dytë

Maturantët që nuk kaluan gjatë afatit të parë të provimit shtetëror, iu nënshtruan testimit në afatin e dytë të këtij provimi, derisa pjesa e dytë e këtij afati do të mbahet më 7 shtator.

E, për të parë nga afër procesin e këtij testimi, Ministri në largim i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, procesin e ndoqi në shkollën e mesme profesionale të Shtimes, së bashku me kryetarin, Naim Ismajli, raporton KTV.

Bytyqi tha se organizimi i Testit të Maturës, për dallim nga vitet e tjera, është duke u përmirësuar.

Bytyqi u uroi sukses të gjithë nxënësve që iu nënshtruan afatit të dytë të këtij provimi.

Derisa, Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, tha se janë krijuar të gjitha kushtet për një testim cilësor.

Edhe Bytyqi thotë se po i kthehet serioziteti testit të maturës Arbëri Bytyqi thotë se po i kthehet serioziteti testit të maturës

Ismajli, po ashtu, tha se beson që nxënësit që nuk kaluan gjatë afatit të parë dhe i janë nënshtruar testimit në afatin e dytë, do të kalojnë provimin me sukses.

E, përkundër paralajmërimit nga MASHT-i se që në afatin e parë, në të gjitha qendrat e testimit do të vendoseshin zhurmues të valëve për të parandaluar kopjimin, një gjë e tillë as këtë vit nuk u realizua.